Blog

Më në fund mund të bllokoni Mark Zuckerberg në Facebook

Dec 18 2017
0 Shpërndarje
“Block Error. Sorry, there was a problem blocking Mark Zuckerberg. Please try again,” shkruhej në mesazhin e gabimit. Më në fund mund të bllokoni Mark Zuckerberg në Facebook Photo Source: Screenshot

A e mësuat se nga dita e sotme mund të bllokoni themeluesin e rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg?

Deri në Shtator të këtij viti kjo ishte e pamundur. Por pasi kompania e pranoi, tha se përdoruesit nuk mund të bllokonin Zuckerberg si rezultat i një gabimi.

Nëse një faqe apo profil bllokohej nga një numër i lartë përdoruesish në një kohë ajo nuk mund të bllokohej më nga përdorues të tjerë.

Block Error. Sorry, there was a problem blocking Mark Zuckerberg. Please try again,” shkruhej në mesazhin e gabimit.

Rrjeti social tha se kjo nuk ishte e qëllimshme. Ky gabim ishte një sfidë e vërtetë teknike dhe duhej kohë për rregullimin e tij tha Facebook.

E rëndësishme është se tani mund të bllokoni edhe vetë ekzekutivin rrjetit social më të madh në botë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>