Biznes

Në Gjilan përurohet pulti elektronik

Aug 3 2010
0 Shpërndarje
Në Gjilan përurohet pulti elektronik

Drejtori i administratës komunal, Arben Dubova, ka thënë se rëndësia e këtij numratori është e madhe, sepse sistemon palët si dhe informon ato për kohën kur mund ta marrin shërbimin e nevojshëm, duke mënjanuar kështu radhët dhe tollovitë e panevojshme.
 
Ndërkaq, Qemajl Mustafa, kryetar i Komunës, i cili e ka lëshuar në punë numratorin elektronik, duke shtypur butonin e parë, ka thënë se kjo mënyrë e punës avancon transparencën dhe barabarësinë në ofrimin e shërbimeve si dhe eviton mundësinë e privilegjeve të kujtdo qoftë.
 
Administrata komunale, që më herët i ka rrënuar muret dhe sportelet e mbyllurat dhe ka kaluar në formën e hapur dhe transparente të punës. Projekti i ri është edhe një dëshmi se si me një ide e mirë dhe pak investime, mund të bëhen hapa shumë të mëdhenj në qeverisje, ka thënë Mustafa.
 
Për më tepër ai theksoi se ky model i punës kursen kohën e palës dhe të zyrtarit, rrit transparencën dhe barazon qytetarët në shërbimet komunale. Ky edhe është qëllimi i administratës si dhe qeverisjes së mirë, sepse të gjithë taksapaguesit duhet të shërben njësoj
 
Mustafa ka përgëzuar me këtë rast drejtorin e administratës komunale si dhe stafin e tij për punën e mirë që janë duke bërë, ndërkohë që ka premtuar se do të vazhdohet tutje në funksionalizimin e shërbimeve. “Jo rastësisht Gjilani është zgjedhur disa herë si komuna më e mirë në qeverisje,  transparencë dhe respektim të ligjit, ka theksuar kreu i Komunës.

Softueri për këtë projekt është prodhuar nga kompania vendore Net Media në Gjilan e cila ka zhvilluar kodin.

Lajmet e fundit>