Lajmet

Në Google Play do të keni mundësi së shpejti të blini dhe të merrni me qera libra shkollorë

Jul 26 2013
0 Shpërndarje
Në Google Play do të keni mundësi së shpejti të blini dhe të merrni me qera libra shkollorë

Gjatë ditës së mërkurë, në eventin e mbajtur në San Françisko nga kompania, Google dha një lajm mjaft të mirë për studentët: së shpejti ata do të kenë mundësi të blejnë dhe të marrin me qera libra shkollorë për tabletë përmes Google Play Store.

Kompania u shpreh se po ndërtonte kanale të reja për librat shkollore dixhitalë dhe duke filluar nga muaji gusht ato do të jenë gati, pikërisht para fillimit të vitit të ri shkollor. Përdoruesit mund t’i aksesojnë librat përmes uebit apo pajisjeve Android ose iOS.

Edhe pse nuk u dha asnjë informacion mbi çmimet, Google tha se do të lançohen titujt e pesë shtëpive më të mëdha botuese. Librat shkollorë mund të blihen ose mund të merren me qera për gjashtë muaj. Përmbajtja e tyre do të jetë e disponueshme me deri në 80% ulje çmimi.

“Google Play books ju sjell një karakteristikë fantastike, si kërkimi, shtimi i pjesëve të preferuara, nënvijëzimet, mbajtja e shënimeve madje edhe ajo që ne e quajmë ‘night mode’, në mënyrë që të mos zgjoni shokët e dhomës gjatë natës,” u shpreh Ellie Powers, menaxher produktesh në Google.

Shënimet dhe shtimi i pjesëve të preferuara do të sinkronizohet në të gjitha pajisjet, qofshin ato tabletë apo smartfonë. Në fushat e librave të disponueshëm do të përfshihet matematika, juridiku, kontabiliteti dhe kimia.

“Me një kosto të barabartë me një Nexus 7, do të keni mundësi të blini apo merrni me qera të gjitha librat shkollorë,” shtoi Powers. (PCWorld Albanin)

Textbooks1

Lajmet e fundit>