Lajmet

Në Google Play ka tashmë 1 milion aplikacione

Jul 26 2013
0 Shpërndarje
Në Google Play ka tashmë 1 milion aplikacione

Google Play ka tashmë 1 milion aplikacione, prej së cilave 500 000, pra gjysma e tyre, janë shtuar vetëm gjatë vitit të fundit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kompania gjatë eventit që mbajti në San Françisko.

Sundar Pichai, i cili drejton skuadrat e Android dhe Chrome në Google, u shpreh se rritja e numrit të aplikacioneve dëshmon dukshëm një nga pikat më të forta të Android-it, si në smartfonë ashtu edhe në tabletë.

Në qershor, Apple deklaroi se kishte mbi 900 000 aplikacione në App Store. Edhe pse mund të ketë ndodhur që edhe Apple të ketë kaluar shifrën e një milion aplikacioneve, Google ishte i pari që bëri lajmërimin për dyqanin e vet.

1 milion aplikacione është një shifër e jashtëzakonshme për Google dhe Android-in. Kjo do të thotë se Android është jo vetëm platforma më popullore e smartfonëve në botë, por ai ka njëkohësisht edhe numrin më të madh të aplikacioneve.

Përveç lajmërimit të arritjes së një milion aplikacioneve, Pichai shtoi se nga Google Play janë bërë mbi 50 miliardë shkarkime, një rritje prej 20 miliardë që ishte një vit më parë – si dhe të ardhurat për përdorues janë rritur me 2.5 herë krahasuar me vitin e kaluar. (PCWorld Albanin)

google-sf

Lajmet e fundit>