Lajmet

Në Hartat e Google shtohen planet e brendshme për desktop

Nov 26 2012
0 Shpërndarje
Në Hartat e Google shtohen planet e brendshme për desktop

Hartat në Google tashmë janë rruga më e lehtë për të shikuar hartën dhe për të planifikuar udhëtimin tuaj për diku.

Shumë përdorues të iPhone e mësuan atë kur aplikacioni u zhduk nga iOS 6 dhe ata duhej që të gjenin rrugë të reja për të shkuar nga pika A në pikën B.

Tani Google dëshiron që ta bëjë më lehtë për ju që të planifikoni rrugën tuaj gjatë pushimeve, me plane të brendshme të kateve të cilat mund t’i shihni në shfletuesin tuaj.

Deri tani, hartat e brendshme ishin në dispozicion vetëm për pajisjet me Android. “Përpara shkuarjes në shtëpi për pushime ose jashtë në “Të Premten e Zezë”, shikoni hartat e brendshme të aeroportit ose qendrës tregtare në desktopin tuaj që më mirë të planifikoni udhëtimin tuaj”,- postoi Google Maps në një porosi në Google+.

Planet për mbi 10,000 lokacione nga e mbarë bota janë në dispozicion në shfletuesin tuaj të uebit, si dyqanet, stacionet e trenave, aeroportet dhe muzetë. Ju mund ta përdorni atë për të planifikuar rrugëtimin tuaj më të shpejt përgjatë qendrës tregtare, ose të siguroheni që e dini se si të shkoni nga taksi në aeroport pa shkuar përgjatë tërë aeroportit.

“Thjesht zmadhoni në një ndërtesë në Google Maps dhe ju automatikisht do të shihni një plan të hollësishëm të katit me tregues të dobishëm për portat në aeroport, dyqanet brenda qendrës tregtare, departamentet brenda një dyqani për shitje me pakicë, e po ashtu edhe ATM-të, dhomat e pushimit dhe më tepër,” shkroi Google.

Google ofron një vegël për t’iu mundësuar poseduesve të vendeve të ngjarjes që të shtojnë planet e vendeve të tyre në hartat e Google.

Ju mund të shtoni një listë të vendeve pjesëmarrëse përgjatë globit duke klikuar këtu. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>