Harduer

Në Harvard po testohet një teknologji që mund të kontrollojë mendjen e njeriut

Sep 27 2013
0 Shpërndarje
Në Harvard po testohet një teknologji që mund të kontrollojë mendjen e njeriut

harvardMesa duket çuditë dhe zbulimet në botën teknologjike nuk kanë fund.

A keni menduar ndonjëherë se teknologjia do të bënte të mundur që nëpërmjet trurit tuaj të komandonit veprimet e dikujt tjetër? Tingëllon si e pamundur, por disa kërkues në Harvard janë vetëm pak hapa larg realizimit të kësaj teknologjie të pabesueshme pasi kanë mundur të përdorin mëndjen e njeriut për të kontrolluar lëvizjet fizike të një miu kavje.

Që ky sistem të funksionojë është vendosur në kokën e një njeriu një pajisje BCI (brain-to-computer interface) që transmeton të dhëna nga truri në kompjuter ndërsa tek miu është vendosur një pajisje CBI (computer-to-brain interface) që transmeton të dhëna nga kompjuteri në tru.

Në këtë të fundit është integruar një pajisje e veçantë që ngacmon një pjesë të caktuar neuronesh nën efektin e një sinjali me ultratinguj.

Pajisja e vendosur tek njeriu është në gjendje të identifikojë momentin kur njeriu po sheh në ekran, më pas dërgohet një komandë tek pajisja e vendosur tek kavja duke shkaktuar kështu lëvizjen e bishtit të tij.

Kërkuesit kanë raportuar se eksperimenti ka një saktësi 94% dhe se procesi zgjat vetëm 1.5 sekonda. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>