Biznes

Në Instagram tashmë do të shfaqen edhe video reklamuese

Oct 31 2014
0 Shpërndarje
Në Instagram tashmë do të shfaqen edhe video reklamuese

instagram_for_ios_7.0_cinema_1200.0Në muajin tetor të vitit të kaluar, rrjeti social Instagram lajmëroi se do të prezantojë reklamat në aplikacion, gjë e cila u realizua në muajin shkurt. Mesa duket, duke filluar që nga dita e sotme, përdoruesit e rrjetit popullor për shpërndarjen e fotove, Instagram, do të shohin edhe reklamat me video. Videot 15-sekondash do të shfaqen në këtë rrjet në të njëjtën mënyrë siç janë shfaqur imazhet e sponsorizuara prej gati një viti.

Instagram ka testuar shfaqjen e videove në aplikacion dhe tani do t’i sjellë ato tek të gjithë përdoruesit. Disa përdorues mund të kenë parë video reklama në Instagram, ndërkohë që ishte faza e testimit, por që tani do të shfaqen rregullisht tek të gjithë përdoruesit.

Fillimisht do të shfaqen video reklama nga kompani të tilla si Activision, Lancome, Banana Republic, Disney dhe rrjeti CW. Video reklamat do të jenë një mënyrë e mirë për Instagram-in që të rrisë të ardhurat, tani që është edhe pronë e Facebook-ut. (PCWorld Albanain)

Lajmet e fundit>