Lajmet

Në internet shfaqet një video që tregon disa veçori të smartfonit HTC Sense 6

Mar 18 2014
0 Shpërndarje
Në internet shfaqet një video që tregon disa veçori të smartfonit HTC Sense 6

New-video-of-HTC-Sense-6-surfacesDitën e diele në internet qarkullonte një video që shfaqte disa nga veçoritë e reja që do vijnë në pajisjen HTC Sense 6, që pritet të debutojë kur të zbulohet edhe smartfoni më i mirë i HTC-së dhe i shumëprituri ai HTC One 2014 më 25 mars. Një video e re tregon HTC Sense 6 e shfaqur edhe në videon e mëparshme dhe në këtë tur zbulimi mund të shikoni dhe disa pjesë të pamjes që u shfaqen të dielën dhe gjithashtu ka edhe disa gjëra të reja, por të pakta.

Për shembull, nga fundi i videos, ju mund të shikoni dhe ndërfaqen e re të aplikacioni të kamerës dhe gjestet që ju lejojnë të kaloni nga kamera frontale në atë të pasme. Kalendari dhe llogaritësi gjithashtu janë të shfaqura në këtë video. Veçori të tjera të treguara përfshijnë aftësinë e përdoruesit përmes një modeli të vizatuar të zhbllokojnë telefonin, një aplikacion Zoe, dhe nëse shikoni me vëmendje, qendra e njoftimeve ndryshon ngjyrë për t’iu përshtatur skemës së ngjyrës të aplikacionit që po përdoret. Shikoni disa nga veçoritë e HTC Sense 6 duke klikuar ne videon e mëposhtme. (PCWorld Albanian)

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>