Blog

Në Irlandë, selfiet do të jenë pjesë e kartave të identitetit

Feb 1 2015
0 Shpërndarje
Në Irlandë, selfiet do të jenë pjesë e kartave të identitetit

Ireland Plastic Passports-1

Gjatë këtij viti, shtetasit e Irlandës do të kenë mundësinë të zotërojnë një kartë identiteti që përdor si foto identifikuese një selfie. Për tu pajisur me këtë kartë do të krijohet një aplikacion i veçantë i cili do të kërkojë dhe të dhënat personale ashtu si dhe selfien që përdoruesi do të implementojë në kartën e tij të identitetit.

Kjo foto e zgjedhur do të jetë e sanksionuar nga qeveria dhe ajo nuk mund të përdoret në rrjete sociale, e as të modifikohet, të filtrohet etj. Gjithashtu fotoja duhet të jetë brenda disa kritereve të caktuara të vendosura nga qeveria. Pasi karta është prodhuar ajo ka një afat përdorimi prej 5 vitesh dhe mund të përdoret vetëm brenda Irlandës.

Aktualisht kjo kartë do të lançohet vetëm në shtetin irlandez, dhe do të kushtojë 35 euro ose 40 dollar. Nëqoftëse kjo kartë rezulton e suksesshme mendohet që ajo të aplikohet dhe në vende të tjera. Ndërsa selfiet do të përdoren edhe në lejen e drejtimit të automjetit vitin e ardhshëm.

(PCWorld Albanian)

Tags >

selfie
Lajmet e fundit>