Lajmet

Në Japoni karikuesit e telefonëve shihen si rrezik i mundshëm zjarri

Sep 6 2014
0 Shpërndarje
Në Japoni karikuesit e telefonëve shihen si rrezik i mundshëm zjarri

09gw-charger-blog480Sindikatat e konsumatorëve në Japoni janë të shqetësuar në lidhje me një seri incidentesh ku shkak kanë qenë karikuesit e telefonëve. Janë regjistruar gjithsej 100 raste tymi, nxehje apo zjarri te karikuesve gjatë vitit të kaluar.

Disa prej këtyre incidenteve kanë shkaktuar edhe plagosje. Për shembull një person mori plagë të lehta nga zjarri që u shkaktua nga një karikues telefoni në prefekturën e Saitama në afërsi të Tokios muajin e kaluar. Shkaku pse karikuesi ka marrë flakë akoma nuk është gjetur.

Karikuesit përmbajnë bateri litiumi, ky mendohet se ka qenë shkaku edhe i uljes së paparashikuar të avionit Boeing 787 vitin që shkoi. Në 2006 Sony gjithashtu tërhoqi nga tregu qindra laptop sepse kishin rrezik zjarri. Instituti Kombëtar i Teknologjisë paralajmëroi konsumatorët se karikuesit e telefonëve apo tabletave që nxehen shpejt mund të kthehen në një rrezik zjarri. (PCWorld Albanian)

Tags >

Karikus
Lajmet e fundit>