Harduer

Në Kinë kryeson Samsung

Mar 11 2012
0 Shpërndarje
Në Kinë kryeson Samsung

Ndërmarrja China Telecom filloi të shiste pajisjen iPhone gjatë javës. Sipas ndërmarrjes  Gartner, Samsung kishte 24.3 për qind të tregut të telefonave që mund të kenë video dhe lojëra, duke e përdorur një strategji duke i bashkuar tre nga rrjetet e gjeneratës së tretë të shtetit që kur filluan shërbimet në vitin 2009.

Arritja e suksesit në Kinë është gjë e rëndësishme për ndërmarrjen Apple pasi që shitjet e pajisjeve smartphone në vend janë projektuar që të kërcejnë 52% gjatë këtij viti në 137 milionë njësi, duke tejkaluar Shtetet e Bashkuara për herë të parë, për t’u bërë tregu më i madh në botë. Për dallim nga strategjia bashkëpunuese e ndërmarrjes Samsung me të gjithë bartësit, Apple ka kufizuar suksesin e vet duke mos e bërë një pajisje të pajtueshme me operatorin më të madh të vendit, china Mobile Ltd.

“Unë nuk pres që Apple të zëvendësojë Samsung së shpejti,” tha Sandy Shen, i cili është analist nga ndërmarrja Gartner, në një intervistë. “China Telecom është bartësi më i vogël i kombit, kështu që shtesa që ata mund t’i ndihmojë Apple është mjaft e kufizuar.”/pcworldalbanian

Lajmet e fundit>