Harduer

Në Kinë tregohet interes për smartfonin Nokia Lumia 920

Dec 24 2012
0 Shpërndarje
Në Kinë tregohet interes për smartfonin Nokia Lumia 920

Nokia Lumia China.Nga Kina vijnë lajme të mira për shitjen dhe interesin e përdoruesve për smartfonin Nokia Lumia 920.

Një foto e publikuar në internet tregon një grumbull të madh njerëzish në pritje në dyqanin Shangai Nokia.

Kjo foto tregon një interes të lartë të përdoruesve kinezë për këtë pajisje. Nokia më parë ka pasur një pritje pozitive me konsumatorët kineze me pajisjen Lumia 800.

Nokia Lumia 920 vjen me disa karakteristika që nuk janë tek pajisjet e tjera konkurruese.

Por duhet theksuar se fotot që paraqesin një grumbull njerëzish para dyqanit të Nokia-s nuk janë një tregues i shitjeve të larta të kësaj pajisjeje në Kinë. Pajisjet në fakt janë shitur për rreth dy orë, por nuk ka një shifër zyrtare se sa ka qenë numri i tyre.

Duhet të presim akoma për të mësuar se sa e suksesshme do të jetë Nokia në Kinë, që është një pjesë e rëndësishme e tregut për tu marrë në konsideratë.

Smartfoni Nokia Lumia 920 ka disa javë që ka dalë në shitje në SHBA dhe në disa vende të tjera. Këtë fundjavë, Lumia 920 u prezantua zyrtarisht në Kinë, ku po tregohet një interes i madh.

Sipas një studimi të fundit të kryer nga kompania e reklamave mobile Ad Duplex, Nokia Lumia 920 është smartfoni më popullor me Windows Phone. (PCWorld Albanian)

Nokia Lumia China

Tags >

Lumia
Lajmet e fundit>