Vëzhgim

Në Korenë Veriore, përdoruesit e telefonave ceularë shihen si kriminelë lufte

Jan 27 2012
0 Shpërndarje
Në Korenë Veriore, përdoruesit e telefonave ceularë shihen si kriminelë lufte

Sipas Telegraph, çdokush i cili zihet që është duke përdorur një telefon celular ose është duke u përpjekur që të ikë në Kinë gjatë 100 ditëve të zisë për udhëheqësin Kim Jon-il do të vlerësohet si një krim lufte dhe “do të dënohet në përputhje me rrethanat”.

Kim Jong-il, 69 vjeçar, vdiq më 17 dhjetor 2011 nga një sulm në zemër. I biri i tij, Kim Jong-un, ka marrë postin e kryetarit të Koresë Veriore.

Sipas Telegraph, kur Jong-il vdiq, shteti ishte përfshirë në një zi madhore dhe ishin paraqitur hidhërime publike, ku u paraqitën rritje të varfërisë, shtypje dhe zvogëlim të furnizimit me ushqim, ku dhjetëra mijëra njerëz ishin duke u përpjekur për t’u arratisur për në shtetet fqinje.

Sipas Telegraph, ndalimi i përdorimit të telefonave celularë duket të jetë si rrjedhim nga dëshira e qeverisë verikoreane që të mbajë një mbretërim të fuqishëm në rrjedhën e informacionit brenda dhe jashtë.

Kjo nuk është hera e parë që në Korenë Veriore ndalohet përdorimi i celularëve; në vitin 2008, qeveria konfiskoi telefonat celularë për të njëjten arsye.

Në muajin nëntor, Reuters raportoi që 1 milionë njerëz në Korenë Veriore do të mund të kishin telefona ceularë dhe kjo paraqet “gati katër vite pasi njerëzit ishin dërguar në kampe burgimi, ose mundësisht edhe të ekzekutuar, për posedimin e njërit,” thuhet në burimin e lajmit. Por, ende, 1 milion njerëz janë vetëm 5% e popullsisë së përgjithshme të shtetit./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>