Ja se si

Në kujtim të 11 shtatorit

Sep 11 2011
0 Shpërndarje
Në kujtim të 11 shtatorit

New York Times 10 Year Retrospective: New York Times ka një faqe të mbushur me resurse drejt tregimeve në lidhje me efektet e 11 shtatorit gjatë 10 vjetëve të fundit, duke përfshirë luftën në Afganistan, politikën e brendshme të SHBA’s, Al Qaeda’n, rindërtimin e Ground Zero dhe çështje tjera.

Understanding 9/11, Interent Archive: Arkiva e internetit ka mbledhur 3000 orë mbulesë mediale televizive të sulmeve të 11 shtatorit dhe gjithashtu pamje të ditëve që pasuan, duke përfshirë edhe mbulesë mediale ndërkombëtare.

Scripting.com, Dave Winer: Ai ka mbuluar ngjarjen e 9/11 në blogun e tij Scripting.com para dhjetë vitesh. Ai ka kaluar ditën e tij duke ofruar linka për lajme dhe duke tentuar të gjejë mënyrën më të mirë për të informuar lexuesit në një kohë kur nuk kishte Facebook, Twitter apo celularë për të mbledhur informacione me më lehtësi në kohë reale. 

9/11 Digital Archive: Qendra e historisë dhe medias së re në projektin e historisë shoqërore amerikane kanë një arkiv digjitale të dedikuar për ruajtjen e fotografive, videove, audiove si dhe komentimit të vizitorëve të faqes.

Interactive Graphics, Wall Street Journal: gazeta ka disa fotografi interaktive që ju mundësojnë të hulumtoni zonën e World Trade Center në New York. Një fotografi ju mundëson të shihni zonën ashtu siç është sot. Aty ka gjithashtu një bashkësi të dytë të fotografive interaektive që ju mundësojnë të krahasoni Ground Zero në faza të ndryshme të fotografimit satelitor të bërë nga Google. Ju mund të krahasoni tetë fotografi mes qershor 2000 dhe 2011. Journal ka gjithashtu edhe retrospektivën e saj dhjetë-vjeçare në lidhje me këtë ngjarje.

September 11, 2001 Timeline, BBC: BBC ofron disa prej resurseve më të mira online në lidhje me 9/11.

Child’s View, Salon: Dhjetë vite më vonë, Salon raporton në lidhje me atë sesi 11 shtatori ka ndikuar tre të rritur që ishin fëmijë që po jetonin në pjesën e poshtme të Manhattan në vitin 2001.

Personal Stories, The Huffington Post: Një koleksion interesant i tregimeve personale në lidhje me 9/11 dhe ndërlidhjen e kësaj ngjarjeje me ndryshimin e jetës së njerëzve.

The Picture Show, NPR: National Public Radio ka mbledhur linka për tre burime të ndryshme të fotografive që kanë mbuluar 11 shtatorin dhe ngjarjet në ditës pasuese.

The Future, Google Earth: Blogu i Google Earth ka shfaqur një vizatim 3D të asaj sesi do të duket World Trade Center pas rindërtimit. Shkarkoni modelin për të shikuar atë në Google Earth në desktop’in tuaj. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>