Lajmet

Në kujtim të Aaron Swartz, një jetë madhështore dhe një vdekje tragjike

Jan 16 2017
0 Shpërndarje
Me 18 janar 2012, interneti u bë i zi. Qindra ueb sajte u mbyllen me dëshirë në protestë kundër Ndalimit të Aktit të Piraterisë Online (SOPA) dhe Akti i Mbrojtjes të IP (PIPA). Në kujtim të Aaron Swartz, një jetë madhështore dhe një vdekje tragjike Photo Source: Reuters

Këto projektligje do të krijonin një liste të ndaluar me ueb sajte të censuruara në bazë të akuzave të të drejtave të autorit. SOPA ishte pothuajse i miratuar dhe çdo gjë po ndodhte në heshtje. Por kur miliona amerikanë u ankuan tek pjesëtarët e tyre të Kongresit, mbështetja për projektligjin u zhduk shumë shpejt. Ky ishte interneti, duke bërë më të mirën e tij.

Ndërkohë që i afrohemi pesë vjetorit të këtij errësimi të plotë, ne gjithashtu duhet të kujtojmë edhe një histori shumë më të trishtueshme. Një vit pasi u mund SOPA, ne humbëm një nga organizatorët e protestës. Ndërkohë që ishte i persekutuar padrejtësisht nën Aktin e Mashtrime dhe Abuzimit me Kompjuter, Aaron Swartz mori jetën tij në 11 Janar, 2013.

Kur hedh sytë nga komuniteti i të drejtave digjitale, është shumë e lehtë të gjesh gjurmët e Aaron kudo nëpër te. Ai dhe organizata e tij Demand Progress (Kërkoni Progres) punuan ngushtë me EFF për të ndaluar SOPA. Shumë kohë para kësaj ndodhie, ai pati një rol kyç në krijimin e RSS, RDF, dhe Creative Commons. Ai iu kundërvu egër idesë se një kërkim i financuar nga qeveria të mos jetë i aftë që të publikojë. Pasioni i tij vazhdon të motivojë ende komunitetin e informacionit të lirë. Aaron inspiroi Lawrence Lessig që të luftonte korrupsionin në politikë, dukë përfunduar në kandidimin e tij për Shtëpinë e Bardhë.

TË NGJASHME >

Nuk ka mënyrë më të mirë për të kujtuar jetën e Aaron se sa të dëgjoni fjalët e tij. Dhe nuk ka ndonjë fjalim më motivues për të luftuar SOPA se sa fjalimi tij i njohur, “Se si e ndaluam ne SOPA” (How We Stopped SOPA)

Aaron na paralajmëroi se SOPA nuk do të ishte hera e fundit që Hollywood tentoi që të përdorte ligjin e të drejtave të autorit për të censuruar Internetin:

Sigurisht, do të ketë një emër tjetër, dhe ndoshta një justifikim tjetër, dhe me shumë siguri do ta bëjë dëmin në një mënyrë të ndryshme. Por mos u gaboni: Armiqtë e lirisë për tu lidhur nuk janë zhdukur. Zjarri në sytë e atyre politikanëve nuk është fikur ende. Ka shumë njerëz, shumë njerëz të fuqishëm, të cilit duan që të shtrëngojnë Internetin. Dhe që të jemi të drejtë, nuk ka shumë prej atyre që kanë dhënë një interes në mbrojtjen e Internetit. Madje edhe disa nga kompanitë më të mëdha, disa nga kompanitë më të mëdha të Internetit, që ta themi më thjeshtë, do të përfitonin nga një botë në të cilën konkurrentët e tyre të vegjël do të censuroheshin.”

Pesë vite më vonë ne mësuam se Aaron kishte të drejtë. Në gjyqe, studiot e regjistrimit po vendosin presion në interpretimin e ligjit të të drejtave të autorit për ti lejuar që të bllokojnë ueb sajte të plota për shkak të aktivitetit të përdoruesve të tyre, ose të detyrojnë furnizuesit e internetit që të këpusin lidhjen e Internetit të përdoruesve në bazë të vetëm një akuze për thyerjen e të drejtave të autorit. Kompanitë me përmbajtje të mëdha madje edhe i shkruan një letër të zgjedhurit për president, Trump, në të cilën kërkonin një ligj të ri që do të kërkonte nga ueb sajtet që të përdornin një bot për të censuruar aktivitetin e përdoruesve të tyre. Kërcënimet për lirinë e fjalës online duken nëpër horizont – dhe ato do të vijnë së bashku me ligjin e censurimit.

Është shumë e lehtë që të bëhesh një pesimist përballë kërcënimeve të panumërta ndaj lirisë së fjalës dhe privatësisë. Por historia e protestës së SOPA demonstron se ne mund të fitojmë edhe pse shanset mund të duket sikur janë zero. Në fjalimin e tij, Aaron tregoi se si të gjithë ne mund të bëhemi heronj në luftën për të drejtat civile:

Unë e kam treguar këtë si një histori personale, pjesërisht sepse mendoj se historitë e mëdha si kjo janë më interesante në një shkallë njerëzore. Regjisori J.D Walsh thotë se historitë e mira duhet të jenë si posterat e Transformers. Ka një robot të madh zemërlig në anën e majtë, dhe një ushtri të madhe në anën e djathtë të posterit. Dhe në mes, poshtë, është një familje e zënë në kurth. Historitë e mëdha kanë nevojë për personazhe kryesor njerëzor. Por më shumë, është një histori personale, sepse unë nuk kisha kohë që të kërkoja ndonjë pjesë tjetër të saj. Por ky është afërsisht morali. Ne e fituam këtë luftë sepse çdo kush e bëri veten hero të historisë së vet. Çdo kush e mori atë si detyrë të tijën për shpëtuar këtë liri kaq të rëndësishme. Ato u hodhën në këtë luftë. Ato bënë çdo gjë që mendonin se mund të bënin.”

Ndërkohë që një president vjen në fuqi që premton se do të shtojë përgjimin dhe censurën, ne kemi nevojë për heronj më shumë se kurrë. Nuk ka rëndësi se si veproni. Nëse veproni duke i bërë thirrje politikanëve tuaj për një folur për një Internet të lirë dhe të hapur, nëse nxisni kompaninë tuaj për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve të tyre nga përgjimi qeveritar, apo nëse i bashkoheni Aleancës të Frontit Elektronik për të mbrojtur lirinë digjitale lokalisht dhe nacionalist, ju mund të jeni heroi i historisë se si ne ndalëm rrezikun tjetër të të drejtave digjitale. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>