Lajmet

Në Malin e Zi krijohen kushtet për një operator të katërt mobil në vend

Jan 9 2015
0 Shpërndarje
Në Malin e Zi krijohen kushtet për një operator të katërt mobil në vend

2000px-Flag_of_Montenegro.svgMali i Zi me shumë gjasa do të shohë mbërritjen e një operatori të katërt mobile në vend. Këto të dhëna vinë nga shefi ekzekutiv i autoritetit të komunikimeve elektronike malazeze (EKIP), Zoran Sekulic, në një intervistë e publikuar në portalin CDM.

Sekulic shpjegoi se autoriteti rregullator ka krijuar strukturën e duhur e cila ofron kushtet e nevojshme për hyrjen e lojtarëve të rinj në sektorin e komunikimeve elektronike të Malit të Zi.

Gjithsesi, i vetmi lojtar potencial që ka shprehur interes për hyrjen në tregun e operatorëve mobile është kompania me qendër në Budva Prontotel e cila ka në plan të lançojnë shërbimet si një operator mobil virtual. Sekulic shpjegoi se EKIP gjithashtu ka përgatitur bazën ligjore për të pranuar në treg operator mobil virtual.

Autoriteti i komunikimeve elektronike gjithashtu bëri me dije se 60 kompani kanë aplikuar për një licencë shërbimesh të komunikimeve elektronike, por që nuk u shpjegua veçanërisht se për çfarë shërbimesh bëhet fjalë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>