Biznes

Në muajt e parë shiten 3 milion pajisje Samsung Galaxy Note 2

Nov 3 2012
0 Shpërndarje
Në muajt e parë shiten 3 milion pajisje Samsung Galaxy Note 2

Nuk kishte aspak dyshim se Samsung Galaxy Note 2 do të jetë edhe një sukses i madh i tregut, por askush nuk ka mundur që të parashikoj se në çfarë mase do të jetë ky sukses.

Samsung-u, dje lajmëroi se shitja e këtij telefoni ka arritur shifrën e tre milion pajisjeve.

Në krahasim me shitjen e iPhone-it ndoshta është e pakrahasueshme, por duke patur parasysh dimensionet dhe natyrën e kësaj pajisje, është me të vërtet impresive.

Mund të konkludojmë se koncepti i tabletëve, hibridëve apo quani si të doni, është treguar si hit i madh. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>