Lajmet

Në ndërfaqen Google+ bëhen disa ndryshime

Nov 2 2012
0 Shpërndarje
Në ndërfaqen Google+ bëhen disa ndryshime

Google solli disa ndryshime në pamjen e Google+, të cilat e rregullojnë komunikimin me video dhe e bëjnë më të thjeshtë për tu përdorur.

Amit Fulay, menaxheri i produktit Hangouts, i përshkroi kështu në një postim në Google+ përditësimet:

1. Sidebar i ri mund ta hiqni dhe ta mbani të fshehur.

Pjesa më e rëndësishme e hangout është “dhoma me njerëz”, kështu që ne e konsoliduam atë si pjesë kryesore dhe i shtuam, ftesat, chatin dhe aplikacionet në Sidebar kur keni nevojë për to, dhe mund ti hiqni kur nuk keni nevojë.

2. Njoftime të reja, me pamje më të “pastër”.

Kur ka ndonjë njoftim ato marrin ngjyrë të kuqe, kurse kur ka ndonjë aksion të kaltër, për lajmërime është e hirtë, gjë që i ndihmon përdoruesit me prioritetin e njoftimeve.

3. Aplikacionet janë më të lehta për tu menaxhuar.

Sidebari ka aplikacionet më të përdorura, gjithashtu dhe ato të cilat janë aktive në hangout. Dhe ju mund ti hiqni aplikacionet në çdo kohë në Sidebar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>