Lajmet

Në nëntor përdoruesit e YouTube mobile do të kenë mundësi të shohin video off line

Sep 19 2013
0 Shpërndarje
Në nëntor përdoruesit e YouTube mobile do të kenë mundësi të shohin video off line

youtubeSë shpejti të gjithë përdoruesit e YouTube si aplikacion mobile do të kenë mundësi të shohin disa prej videove të tyre më të preferuara off line.

Në muajin nëntor YouTube do të përditësojë aplikacionet e veta mobile në mënyrë që përdoruesit të munden të shkarkojnë video në smartfonin ose tabletin e tyre.

Megjithatë ato nuk mund të ruhen përgjithmonë pasi YouTube ka njoftuar se klipet do të mund të shihen vetëm për një periudhë të caktuar kohore. Sipas raportimeve kjo periudhë kohore do të jetë vërtet e shkurtër pasi është mësuar se do të zgjasë vetëm 48 orë.

YouTube e ka quajtur këtë opsion si “pjesë e përditësimeve të vazhdueshme me qëllim ofrimin e mundësive të reja për përdoruesit që të kënaqen me videot dhe kanelet e YouTube mobile”.

Kompania ka premtuar se do të shpjegojë edhe mënyrën e funksionimit të këtij opsioni off line sapo të lançohet në nëntor. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>