Harduer

Në New York do ndërtohen 10.000 shtylla interneti që do të mundësojnë Wi-Fi falas

Nov 18 2014
0 Shpërndarje
Në New York do ndërtohen 10.000 shtylla interneti që do të mundësojnë Wi-Fi falas

link_nyc_gigabit_wifi.0.0Ka ardhur koha që shtetasit në New York ti japin lamtumirën internetit me pagesë dhe të mirëpresin rrjetin më të madh të Wi-Fi falas. Një plan i ri i qeverisë, LinkNYC do të zëvendësojë kabinat telefonike me shtylla interneti që do të lëshojnë valë Wi-Fi falas 24 orë në ditë dhe 7 ditë të javës. Këto pajisje gjithashtu do të ofrojnë telefonata, një vend karikimi për telefonët dhe një tablet më ekran me prekje ku do të shfaqen shërbimet, destinacionet dhe më shumë informacione rreth New York-ut.

LinkNYC do të ndërtohet në sajë të të ardhurave nga reklamat që pasqyrohen në këto pajisje. Siç shihet dhe në foto në anën e pasme është i vendosur një ekran i madh që do të përdoret për promocion. Ky projekt është parashikuar të mbledhë 500 milionë dollarë të ardhura në 12 vitet e para të funksionimit. Akoma nuk dihet se sa do të jetë shpejtësia e internetit të ofruar. Zhvilluesit kanë deklaruar se ai do të jetë 20 herë më i shpejtë se interneti në shtëpi dhe do të duhen vetëm 30 sekonda për të shkarkuar një film HD.

Meqenëse do përdoret një standard i ri, do të duhet pak kohë që konsumatorët ta mbështesin dhe përdorin atë. Ka akoma shumë gjëra të paqarta rreth këtij projekti, por ajo që dihet saktë është se kjo iniciativë është më e madhja dhe më e shtrenjta që ka ndërmarrë ndonjëherë një shtet. Priten që strukturat e para të ndërtohen në gjysmën e vitit të ardhshëm ndërsa qëllimi kryesor është ndërtimi i 10.000 pajisjeve të tillë kudo nëpër New York City. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>