Blog

Në një qytet kinez, të pasionuarit pas telefonëve kanë korsinë e tyre të kalimit

Sep 15 2014
0 Shpërndarje
Në një qytet kinez, të pasionuarit pas telefonëve kanë korsinë e tyre të kalimit

chinese-phone-laneDisa vende kanë korsi për biçikleta, disa të tjerë për motorë, por së fundmi është zbuluar një korsi tepër e veçantë.

Në një qytet në Kinë është krijuar një korsi speciale për të pasionuarit pas telefonëve. Sipas një publikimi në një faqe kineze, korsia e ashtuquajtur “korsia e telefonit”, u pikas në një vend të quajtur Rruga Foreigner në qytetin e Chongqing, një nga 5 qytetet më të mëdhenj në vend.

Kjo pjesë e rrugës ishte e vizatuar më së shumti për arsye sigurie që të gjithë kalimtarët të ishin më të përqendruar. Nëse kjo ide ju duket e njohur, ju kujtojmë se në muajin korrik National Geographic bëri diçka të njëjtë.

Kjo e fundit krijoi dy hapësira; një për ata që përdornin CD Player dhe një për ata që përdornin telefonë. Dhe si përfundim askush nuk e vuri re sinjalistikën rrugore sepse të gjithë i kishin sytë në telefonët e tyre. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>