Lajmet

Në Ohër do të mbahet edicioni i shtatë i konferencës SEEITA

Nov 12 2009
0 Shpërndarje
Në Ohër do të mbahet edicioni i shtatë i konferencës SEEITA

Qëllimi i kësaj konference për bizneset e ICT-së në rajonin e Evropës Jug Lindore është që të forcojë bashkëpunimin regjional dhe konkurrencën në ICT. Këtë vit konferenca do të jetë e fokusuar në komunikimin elektronik dhe teknologjitë Brezgjërë (Broadband), si udhëheqës drejt tregut të suksesshëm të ICT si në nivelin nacional ashtu edhe në atë rajonal.

Gjatë konferencës do të flasin folës nga Maqedonia, Bullgaria, Armenia, Shqipëria, Kosova dhe vende të tjera. Konferenca do të jetë e orientuar tek temat që kanë të bëjnë me sektorin e ICT-së në Evropën JugLindore dhe mundësitë e këtij sektori për zhvillim në të ardhmen. Në këtë konferencë pritet që të marrin pjesë edhe përfaqësuse të bizneseve të ICT-së nga Shqipëria dhe Kosova si dhe vendet e tjera të rajonit.

Për t’u regjistruar për pjesëmarrje klikoni këtu.

Lajmet e fundit>