Lajmet

Në Outlook.com tashmë do të mund të ruani të dhënat menjëherë në OneDrive

Jan 11 2015
0 Shpërndarje
Në Outlook.com tashmë do të mund të ruani të dhënat menjëherë në OneDrive

microsoft-outlook-03_storyMicrosoft është duke integruar një numër veçorish të reja në shërbimet e tij në muajt e fundit dhe tashmë besojmë se ka ardhur momenti të zbulojmë një tjetër. Nëse keni një llogari në Outlook.com, Microsoft është duke testuar mënyra të reja për ruajtjen e të dhënave dërguar me e-mail. Siç mund të vëreni në imazhet në këtë artikull, ndërsa klikoni një shtojcë në e-mail, do të keni të bëni me tre opsione: Shikoni Online (View Online), Ruani në OneDrive (Save to OneDrive), ose Shkarko (Download). Nëse klikoni opsionin e OneDrive, automatikisht do të ruhet dokumenti në shërbimin cloud të Microsoft. Kjo do të rezultonte mjaft e dobishme duke qenë se mund të aksesoni të dhënat kudo dhe kurdoherë përmes aplikacionit OneDrive.

screen_shot_2015-01-10_at_1.06.08_pm

  screen_shot_2015-01-10_at_1.14.23_pm

 Nuk jemi të sigurtë akoma nëse kjo veçori është e disponueshme për të gjithë apo është duke u testuar në disa llogari të caktuara. Disa llogari raportojnë se akoma kanë metodologjinë e vjetër të të shikuari të këtyre shtojcave. Në fakt përmes kësaj veçorie të vendosur në Outlook.com, Microsoft jo vetëm që promovon shërbimin OneDrive por edhe shton fleksibilitet platformës së e-mail dhe cloud.

Kjo gjithashtu shfaq edhe fuqinë e ekosistemit të Microsoft duke qenë asnjë kompani tjetër nuk ofron një shërbim kaq të integruar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>