Lajmet

Në prag të ditëlindjes së pestë: Foursquare po rritet me ritme të shpejta

Mar 6 2014
0 Shpërndarje
Në prag të ditëlindjes së pestë: Foursquare po rritet me ritme të shpejta

screen-shot-2014-03-05-at-13-37-14Foursquare, aplikacioni që ka ndryshuar mënyrën se si kërkojnë njerëzit në harta, po i afrohet ditëlindja e pestë, më 11 mars që nga lançimi në vitin 2009. Dhe këto ditët e fundit nuk janë vetëm ditë gëzimi për përvjetorin e Foursquare por më tej, aplikacioni po rritet me ritme të shpejta, më së shumti në të ardhura.

Në një intervistë për CNBC, shefi ekzekutiv i Foursquare Dennis Crowley ka njoftuar që të ardhurat e startupit të tij janë rritur me 600% në vitin 2013 dhe deri tani, rritja arrin 500% në krahasim me të njëjtën periudhë me vitin e kaluar.

Crowley nuk ka dhënë shifra konkrete, por duke bërë disa llogari bazuar në shifrat e publikuara, mund të dalim në një përfundim modest që të ardhurat për vitin 2013 kanë arritur shifrën 14 milion dollarë dhe rreth 21 milion dollarë për këtë vit, ndërkohë që në vitin 2012 Foursquare bënte vetëm 2 milion dollarë.

Ajo që e bën akoma më të veçantë situatën është fakti që në fillim të vitit 2013, Foursquare është vlerësuar për t’u shitur për një shumë ndërmjet 15-20 milion dollarë. Por këto janë shenja që ambiciet e kompanisë për të gjeneruar të ardhura nga bizneset dhe reklamat vërtet po japin frytet e tyre. Për më tepër, një marrëveshje është në horizont me Microsoft-in për të integruar fuqinë e vendndodhjes që ofron Foursquare në platformat Windows dhe Windows Phone.

Diçka tjetër që është për t’u theksuar për rritjen e Foursquare është se kjo rritje është ndikuar shumë nga përdoruesit. CEO i Foursquare ka vënë në dukje para dy vitesh se përdoruesit më së shumti po e përdornin aplikacionin për “check-in”, për të treguar vendndodhjen e tyre në rrjete sociale.

Kjo ka qenë një shtysë e madhe për të punuar më shumë me bizneset duke e bërë aplikacionin më shumë të fokusuar për bizneset, pa lënë pas dore edhe shërbimin për përdoruesit e thjeshtë. Momentalisht Foursquare ka një numër prej 45 milion përdoruesish aktivë dhe renditet në vendin 51 në SHBA si një rrjet social. Ky numër ka qenë prej disa vitesh tashmë konstant, por nuk është për t’u shqetësuar për humbje të audiencës, që mund të shkaktonte humbje të të ardhurave nga marketingu.

Ndër të tjera, në intervistën e Crowley për Foursquare, zhvillimin momental dhe të ardhmen, gazetarët përmendën edhe blerjen e Facebook. Edhe Foursquare është përmendur herë pas here për një blerje të mundshme e për këtë Crowley tha: “kemi pasur plot mundësi për ta shitur kompaninë, por kemi refuzuar. Ajo që po bëjmë nuk është kalimi nga pika A në pikën B.

Në po bëjmë një maratonë.” Nuk është e qartë se sa do të mund të zhvillohej më tej Forusquare nëse do të integrohej si pjesë e një kompanie tjetër teknologjike, por për momentin, zhvillimi i qëndrueshëm dhe konstant është mirë për Foursquare. Mbetet të shihet në kohë nëse kanë qenë vendime të gabuara apo të sakta refuzimet për shitjen e Foursquare. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>