Lajmet

Në Prishtinë do të mbahet Fedora 15 Release Party

Apr 26 2011
0 Shpërndarje
Në Prishtinë do të mbahet Fedora 15 Release Party

Fedora 15 pritet të lëshohet më 24 maj dhe Shoqata që merret me paraqitjen e sofuterit të lirë dhe të hapur në Kosovë, FLOSSK, është duke e organizuar edhe kësaj radhe një ndejë për të shënuar lëshimin e këtij versioni. Sipas  FLOSSK-ut, ky organizim do të jetë më ndryshe, pasi që kemi të bëjmë me një sjellje të një përvoje të re, duke përfshirë mundësinë për zëvendësimin e menaxhuesve të sesioneve dhe sistemit, SysVint dhe Upstart, Libre Office do të jetë si platformë e instaluar dhe gjithashtu GNOME 3 do të përfshihet.

 Në këtë ndejë për të shënuar këtë lëshim, përveç të tjerash do të ketë edhe paraqitje të përparësive të GNOME 3, do të shpërndahen CD me Fedora 15 dhe ndonjë dhuratë tjetër simbolike me logo të sistemit Fedora.

 Ngjarja do të mbahet më 8 korrik, në ora 18, në ambientet e lokalit “Dit’ e Nat’”. Pjesëmarrja është e lirë dhe kush do që dëshiron të marrë pjesë është i mirëseradhur.

 Ngjarja tashmë është shtuar në faqen zyrtare për projektin Fedora./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>