Lajmet

Në Prishtinë do të mbahet PR Summer Tweetup

May 30 2011
0 Shpërndarje
Në Prishtinë do të mbahet PR Summer Tweetup

Kjo është hera e dytë që organizohet një ngjarje e këtillë, e cila grumbullon një numër të cicëruesve shqiptarë, të cilët kryesisht janë mjaft aktivë në rrjetin Twitter. Vitin e kaluar kjo ngjarje është  mbajtur në fund të muajit korrik dhe ka pasur një numër të cicëruesve shqiptarë, të cilët e shfrytëzuan rastin që të njoftohen në mes vete.

Për dallim nga rrjeti Facebook, Twitter është jo edhe aq i përhapur tek shqiptarët, por ka shqiptarë të atillë që e parapëlqejnë shumë cicërimin në Twitter dhe cicërimat që i bëjnë në Twitter i dërgojnë automatikisht edhe në Facebook. Kohëve të fundit ka filluar të rritet numri i cicëruesve shqiptarë, një numër prej të cilëve cicërojnë shqip duke përdorur fjalën kyçe #shqip, kurse disa cicërojnë në gjuhë të huaja.

Kjo ngjarje është paraqitur edhe në radhën e ngjarjeve në Facebook, ku vetëm deri tani 13 vetë kanë pranuar që do të jenë pjesëmarrës, duke marrë parasysh që para disa orëve është paraqitur ngjarja në Facebook. Në mesin e pjesëmarrësve janë figurat e shquara shqiptare si Betim Drenica, Kushtrim Xhakli, Mentor Paçarada, Milot Shala, Dukagjin Maloku, etj. Nëse planifikoni që do të merrni pjesë, atëherë do të ishte mirë që ta pohoni pjesëmarrjen tuaj edhe në radhën e ngjarjeve në Facebook.

Ky takim mbahet në Prince Coffee House, duke filluar nga ora 18:00 dhe parashihet që të zgjas deri në ora 21:00. Nëse nuk e dini vendin se ku do të mbahet, klikoni këtu për t’i parë udhëzimet./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>