Lajmet

Në Prishtinë mbahet Fedora 15 Release Party

Jul 8 2011
0 Shpërndarje
Në Prishtinë mbahet Fedora 15 Release Party

Ndeja nuk filloi në kohën e paraparë, në ora 18, për shkak të numrit të vogël të pjesëmarrësve, megjithëse kishte pasur thënie nga shumë njerëz që do të jenë pjesëmarrës. Pas disa momenteve, filloi edhe prezantimi i risive që përfshihen në këtë sistem të ri GNU\Linux. Prezantues ishte anëtari i Shoqatës për Softuer të Lirë dhe të Hapur, FLOSSK, Gent Thaçi. Me disa pika kyçe, u bë edhe një përshkrim i shkurtër i gjërave që mund të quhen si më interesante dhe më karakteristike për këtë version.

Pjesëmarrësit patën rastin që të marrin disa dhurata simbolike me logo të sistemit Fedora, duke përfshirë këtu edhe CD me Fedora me desktopin GNOME 3, KDE ose XFCE./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>