Lajmet

Në Prishtinë mbahet këtë fundjavë edicioni i katërt i konferencës së dizajnit REDO

Oct 29 2014
0 Shpërndarje
Në Prishtinë mbahet këtë fundjavë edicioni i katërt i konferencës së dizajnit REDO

REDO conferenceGjatë kësaj fundjave në Prishtinë do të mbahet konferenca e dizajnit grafik, REDO, që organizohet për herë të katërt me radhë. Këtë vit, kjo konferencë do të zhvillohet për tre ditë rresht, më përkatësisht gjatë të premtes, të shtunës dhe të dielës dhe përgjatë një serie të ligjëratave, seminareve praktike, librave dhe udhëtimeve në qytetin e Prishtinës, kjo konferencë ofron një mundësi për njoftim dhe bashkëpunim të dizajnerëve në Prishtinë dhe përreth saj.

Në mesin e folësve përfshihen dizajnerë të ndryshëm të ardhur nga vende të ndryshme të botës si Franca, Zvicra, Holanda, Finlanda dhe Mbretëria e Bashkuar. Kjo konferencë do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, Fakultetin e Arkitekturës, Universitetin e Prishtinës, në kafenenë Dit’ e Nat’ dhe si Qendrën e Informimit të Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Këtu mund të informoheni më tepër në lidhje me konfrencën, si dhe me axhendën e planifikuar. Edicioni i parë i kësaj konference është mbajtur gjatë vitit 2011 dhe atë kohë përbëhej kryesisht nga ligjërata të dizajnerëve nga Kosova dhe Shqipëria. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>