Lajmet

Në pritje të sistemit Ubuntu 14.04

Mar 10 2014
0 Shpërndarje
Në pritje të sistemit Ubuntu 14.04

gnome-3.10-100249432-largeUbuntu 14.04 “Trusty Tahr” vjen më datë 17 prill e të gjithë fansat e sistemeve të bazuara në Linux dhe me burim të hapur, mezi po e presin përditësimin. Edhe pse forma përfundimtare normalisht është më e mira për t’u provuar, nuk ka asgjë më të mirë se një version beta për të marrë një përshtypje të përgjithshme para se të lançohet sistemi. Canonical e lançoi këtë javën e kaluar. Nuk ndodhi për sistemin kryesor Ubuntu Linux, por ka versione beta të disponueshme për distro si Ubuntu GNOME, Kubuntu, Lubuntu, Xubuntu, etj. Edhe pse ato janë ende vetëm për qëllime testimi, mund të shkarkohen në linkun: https://wiki.ubuntu.com/TrustyTahr/Beta1 dhe ndërkohë, më poshtë po japim një përshkrim të shkurtër të disa prej elementëve më të pritura.

Kubuntu i bazuar në KDE

Në Kubuntu, paketa e aplikacioneve KDE 4.12.2 pritet të vijë me “dhjetëra rregullime”, sipas Canonical. Mozilla Firefox 27 është shfletuesi i paracaktuar i sistemit. Versioni i ri i vendit të aplikacioneve, Muon 2.2 Alpha 1 është përditësuar gjithashtu. Duket se ndërfaqja grafike do të mbetet e ngjashme me të mëparshmen, por cilësi të reja do të shtohen për të në mënyrë që të jetë më interaktive. Përmirësime të tjera në Kubuntu përfshijnë një menaxher të ri driver, mjete të reja për konfigurimin e touch padit, konfiguracion më të mirë lokalizimi, raportime automatike për bllokime të sistemit dhe një krijues USB të përmirësuar.

Lubuntu i bazuar në LXDE

Për ata që preferojnë Lubuntu me desktopin e lehtë LXDE, duket që në testimet e versionit Lubuntu 14.04 Beta 1 ka një suitë të pasur aplikacionesh përfshirë PCManFM si menaxher dosjesh, menaxherin e dritareve Openbox, menaxherin e shfaqjes LightDM dhe gjithashtu nuk mund të mungonte as Firefox 27. Versioni i ri i PCManFM ofron të reja si cilësime folderash, shikim me panel të dyfishtë dhe editim menuje. Lubuntu 14.04 ka gjithashtu edhe një pamje grafike më të këndshme, përfshirë ikona të reja dhe një përditësim theme.

Xubuntu i bazuar në Xfce

Veç LXDE, edhe Xfce është një desktop i lehtë për çdo kompjuter dhe mjaft popullor, i përdorur në Xubuntu. Një numër i madh përditësimesh vijnë në Xfce këtë herë. Ndër ta, gmusicbrowser 1.11.1 (g-music-browser) ka shumë gabime që janë rregulluar nga versioni i fundit dhe menaxhim më të mirë të materialeve muzikore. Ligh Locker zëvendëson XScreenSaver për kyçjen e ekranit. Mugshot është i përfshirë për editimin e preferencave personale, MenuLibre 2.0.1 zëvendëson Alacarte për editimin e menuve dhe ka një paketë “wallpaperassh” të komunitetit. Gjithashtu përmirësim të dukshëm ka edhe gThumb për pamjen e imazheve dhe për organizimin e tyre, por krahas tij është i përfshirë edhe Ristretto.

Ubuntu GNOME

Kjo është një nga karakteristikat më të shumëpritura dhe ka marrë edhe një sërë përditësimesh të tjera të mëparshme në këtë seri, ku ndër më të rëndësishmet ka qenë GNOME Shell 3.10. Shumë aplikacione janë përditësuar në GNOME 3.10 dhe janë vënë në dispozicion aplikacione për motin, harta, foto dhe muzikë. Interesante është mundësia për të përdorur GNOME Classic në një seksion më vete për ata që mund të preferojnë një desktop më tradicional apo pak më të vjetër. Para pak kohësh u përhap fjala që Ubuntu nuk do të përdorte më Unity për menaxhimin global të menuve, por kjo nuk duket në GNOME prandaj do të na duhet të presim përfundimin e serisë “Trusty Tahr” që të mund ta provojmë në Ubuntu kryesor. (PCWorld Albanian)

Tags >

ubuntu
Lajmet e fundit>