Lajmet

Në Prizren do të mbahet konferenca e re e teknologjisë Doku Tech

Jul 2 2014
0 Shpërndarje
Në Prizren do të mbahet konferenca e re e teknologjisë Doku Tech

10353091_730635550342087_9111157968606247143_nQyteti i Prizrenit është planifikuar të jetë vendi ku do të mbahet një ngjarje e re e teknologjisë në Kosovë. Bëhet fjalë për konferencën Doku: Tech e cila ngjarje do të jetë pjesë e festivalit tashmë të njohur të filmit Doku Fest, që pritet të mbahet gjatë muajit gusht.

Doku Tech është planifikuar të jetë si aktivitet hulumtues dhe sfidues i përfshirjes shoqërore të inovacioneve teknologjike nëpërmjet lidhjes, përmbajtjes, publikimit dhe sigurisë. Kjo konferencë do të ketë të pranishëm tetë ligjërues, të cilët vijnë nga vende dhe kompani e shoqata të ndryshme të botës si Mozilla Foundation dhe Code for America.

Sipas organizatorëve, ky event do të ofrojë pjesëmarrje në një mënyrë unike dhe frymëzuese për të dëgjuar dhe sfiduar folësit dhe për të marrë pjesë në diskutime të nxehta gjatë programit. Të interesuarit mund të vizitojnë uebfaqen e hapur për këtë faqe, ku mund të shohin temat që do të trajtohen, emrat e pjesëmarrësve si dhe ku mund të bëjnë rezervimin e pjesëmarrjes. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>