Harduer

Në Qershor mbërrijnë procesorët e parë me gjeneratën e re të Wi-Fi: 802.11ax

Feb 15 2017
0 Shpërndarje
Qualcomm do të fillojë në Qershor shitjet e procesorëve të parë me gjeneratën e re të rrjetit Wi-Fi. Në Qershor mbërrijnë procesorët e parë me gjeneratën e re të Wi-Fi: 802.11ax Photo Source: IDG

Kështu prodhuesit do të kenë mundësi të zhvillojnë produkte të cilat katërfishojnë shpejtësinë internetit dhe jetëgjatësinë e baterisë.

Procesorët e rinj do të kenë në dispozicion një version të hershëm IEEE 802.11ax, një teknologji e cila rrit efikasitetin dhe shpejtësinë. Zyrtarisht standarti do të adoptohet në fund të vitit.

802.11ax do të zëvendësojë 802.11ac ku ky i fundit ofronte shpejtësi gigabitëshe prej kohësh. Kjo teknologji vijon edhe sot të adoptohet nga prodhuesit.

802.11ax hap rrugën për zhvillimin e mëtejshëm të rrjeteve ekzistuese 802.11ac si dhe të bëjë të mundur bashkëjetesën me rrjetet LTE dhe 5G në aspektin e kapaciteteve.

Konsumi i energjisë pritet të bjerë më 2/3 thotë Qualcomm. Çipi QCA6290 i cili do të jetë i pari me 802.11ax mbështet dy bandat 2.4 Ghz dhe 5Ghz me shpejtësi deri në 1.8 Gbps. Është dizajnuar për ata që konsumojnë përmbajtje 4K dhe video konferenca. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>