Lajmet

Në rrjetin social Facebook tani keni mundësinë ti shpëtoni jetën një miku

Feb 28 2015
0 Shpërndarje
Në rrjetin social Facebook tani keni mundësinë ti shpëtoni jetën një miku

facebook-suicidal-post-report-step06Nuk janë pakëta rastet kur kemi vënë re në Facebook që mik i yni po kalon kohëra të vështira duke u munduar ta ngushëllojmë sadopak. Por rrjeti social Facebook po mendon përtej një ngushëllimi, madje ti shpëtojmë edhe jetën miqve tanë.

Në javët në vazhdim rrjeti social do japë akses përdoruesve në disa instrumente të rej në uebsite kur përmes tyre të bëjmë sadopak diferencën në jetët e të tjerëve. Sapo të keni akses në këtë instrument, ju do të mund të sinjalizoni një përmbajtje e cila do të analizohet nga një ekip i veçantë i Facebook të cilët do të komunikojnë me të. Ata do të ofrojnë ndihmë për kalimin e një gjendje emocionale jo të mirë si stresi, ankthi apo ngjashëm.

Në fakt ka disa opsione për të sinjalizuar një përmbajtje. Proçedura është e thjeshtë dhe do të mund të kryhet edhe nga smartfoni juaj. Është njësoj si të jeni duke raportuar një përmbajtje çfarëdo në rrjetin social. Opsionet janë:

* “Mendoj se nuk duhet të jetë në Facebook”

* “Është i dëmshëm, kërcënues ose vetëvrasje”

* “Mendoj se mund të dëmtojë vetvehten”

Pasi të keni përzgjedhur një opsion, Facebook do të ofrojë disa këshilla sesi mund ta ndihmoni mikun tuaj. Do të ofrohet edhe një funksionalitet ku të mund të komunikoni me një psikolog ekspert. Facebook do të ofrojë në dispozicion një ekip që gjurmon një aktivitet dhe gjendje të tillë mes përdoruesve. Por nëse realisht vëreni një përpjekje për vetë vrasje, mbase duhet të nxitoni të telefonin autoritet policore. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>