Harduer

Në shitje iPhone 5S fals kinez (Video)

Mar 13 2013
0 Shpërndarje
Në shitje iPhone 5S fals kinez (Video)

iPhone 5S chinaNëse nuk keni durim të prisni disa muaj për pajisjen e re nga Apple, atëherë mund të merrni një “zgjidhje” kineze.

Apple ende nuk ka bërë të ditur se kur do ta prezantojë iPhone 5S, megjithëse shumë presin që kjo mund të ndodh gjatë muajit prill të këtij viti.

Mirëpo kinezët kanë vendosur që kjo nuk duhet që ti ndalojë ata në shitjen e pajisjes së re, përkatësisht kopjes së tij të cilën e kanë quajtur Goophone i5S.

Edhe pse me emër të ndryshëm që aludon në iPhone 5S, kjo kompani e cila është e njohur për pajisje të tilla falso sigurisht nuk do të bartë asnjë pasojë ligjore për këtë gjë. Pajisja është ndërtuar aq mirë saqë disa persona të painformuar mund të mashtrohen se bëhet fjalë me të vërtetë për supertelefonin e ri nga Apple.

Goophone i5S punon në sistemin operativ Android 4.1 Jelly Bean, i cili gjithashtu është i modifikuar që të ngjajë njëjtë sikurse iOS, ndërsa hardueri i instaluar në të është “pak” më i dobët sesa ai që presim të jetë në versionin origjina. Ka procesor 1 GHz dhe 512 MB RAM, ndërkohë çmimi i kësaj pajisje në Kinë është 149 dollarë.

Shfaqet në YouTube video e smartfonit Samsung Galaxy S4

Për më shumë mund ta shihni videon e kësaj pajisjeje që PCWorld sjellë për ju. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>