Lajmet

Në SHKI e SI trajtohet çështja e sulmeve kibernetike dhe Dynamic Web në ANV

Jul 14 2017
0 Shpërndarje
Në kuadër të aktivitetit të SHKI-së, nesër do të mbahet Hackathon Challenge, ku studentët të cilët kanë ndjekur lëndën Hacking and Digital Security Në SHKI e SI trajtohet çështja e sulmeve kibernetike dhe Dynamic Web në ANV Photo Source: UBT

Fakulteti i Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë dhe Fakulteti i Sistemeve të Informacionit, në kuadër të ANV-së, bashkërisht trajtuan një të temë sa të ndjeshme, aq edhe problematike dhe aktuale për ditët e sotme, në periudhën e epokës digjitale.

Me këtë rast, përfaqësuesit e kompanisë Sentury ligjëruan për sulmet më aktuale kibernetike në ueb aplikacione dhe masat mbrojtëse kundër tyre.

Po ashtu, gjatë kësaj ligjërate, studentet e UBT-së patën rastin të praktikojnë pjesën ofanzive dhe defanzive, që aplikacionet e tyre të jenë me konkurrente dhe më atraktive në treg.

Pas kësaj, ligjëroi asistenti në UBT, Lavdim Menxhiqi trajtoi temën “Dynamic Web”, gjatë të cilës shtjelloi në mënyrë të detajuar gjuhën programuese HTML, që shërben për strukturimin e të dhënave, pastaj CSS, që shfrytëzohet për stilizimin e të dhënave dhe Javascript, që shfrytëzohet për realizimin e animacioneve.

Në kuadër të aktivitetit të SHKI-së, nesër do të mbahet Hackathon Challenge, ku studentët të cilët kanë ndjekur lëndën Hacking and Digital Security, do të garojnë për ta përmbyllur me sukses fazën e certifikimit dhe të fitimit të kredive

Aktiviteti në fjalë do të mbahet në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>