Lajmet

Në Shkup fillon StartUP Weekend

Jun 24 2011
0 Shpërndarje
Në Shkup fillon StartUP Weekend

Me 24-26 qershor në ambientet e Universitetit FON në Shkup, konferenca StartUP Weekend Skopje hapi dyert para një numri të madh të rinjsh prej Maqedonisë të cilët kanë një ide të mahnitshme dhe dëshirojnë të fillojnë një startua. 

Mënyra sesi operojnë bizneset e tipit startup është e tillë që ato të koncentrohen në ofrimin e një teknologji apo një produkti që konsumatorët mund ta shfrytëzojnë më mirë.

Ajo që është interesant të theksohet është se pavarësisht vapës, kostos për pjesëmarrje në event apo edhe protestave që po zhvillohen në Maqedoni, numri i pjesëmarrësve ishte mjaft i lartë dhe disa prej ideve mjaft tërheqëse. E në anën tjetër edhe numri i ligjëruesve dhe sponsorëve ishte në nivel mjaft të lartë.

Prezantim i idesë për 60 sekonda… 

Në natën e parë pjesëmarrësit dolën para audiencës dhe brenda një periudhe prej 60 sekondash duhej të prezantonin idenë e tyre, duke u koncentruar në problem dhe duke parashtruar zgjidhjen.

Shumica e ideve të prezantuara ishin të koncentruara në fushën e aplikacioneve mobile dhe në disa shërbime si produkte online, megjithatë edhe pse po punohet në këto momente në konkretizimin e mëtutjeshëm të ideve, ende duhet bërë punë.

StartUp Weekend…

Sa për të qartësuar disa gjëra StartUP Weekend është një lloj konference ku pjesëmarrësit për dy ditë me radhë apo më saktësisht për 52 orë punojnë intensivisht në idenë e tyre dhe në vuarjen e asaj ideje në vepër. 

Idetë në fazat fillestare prezantohen para publikut për një kohë të shkurtër dhe pastaj ato kompletohen dhe votohen. Pas kësaj fillon puna në stratup. Deri në ditën e fundit ekipet do të punojnë edhe do të kenë përcjellje të vazhdueshme prej ekspertëve lokal dhe të huaj. Më pas në ditën e fundit jepet vendimi final për ekipi fitues që në rastin e Maqedonisë do të fitojë katër laptop dhe një lloj sponsorizimi, që do të nënkuptojë një buxhet fillestar, këshilla dhe mbështetje falas prej YES Foundation , etj.

Në kuadër të konferencës jemi edhe dy përfaqësues të Kosovës, në formën e mysafirëve megjithatë në ditën në vazhdim do t’ju njoftojmë edhe për rrjedhjen e mëtutjeshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>