Vëzhgim

Në Siri ndalet interneti

Jun 4 2011
0 Shpërndarje
Në Siri ndalet interneti

“Duke filluar në 3:35 UTC sot, përafërsisht dy të tretat e të gjithë rrjeteve siriane janë bërë të pakapshëm nga interneti botëror”, raportoi Renesys, e cila është një ndërmarrje për shërbimet e inteligjencës në Internet.

 Shumica e rrjeteve për celularë dhe internet janë të ndikuar nga kjo pengesë. Sipas The Wall Street Journal, uebfaqet qeveritare si uebfaqja e Ministrisë së Vajit ende janë duke funksionuar.

Siria ka bllokuar shërbimet e rrjeteve shoqërorë në muajt e kaluar, por kjo pengesë e radhës përfshin tërë internetin.

Lëvizja vjen pasi që protestat kanë ndikuar në rritjen e problemeve në vend. 34 njerëz ishin vrarë gjatë ditës së premte, pasi që forcat e sigurisë kishin hapur zjarr. Tërë këto protesta kanë përqëndrim në kryetarin e Sirisë, Bashar Al Assad. Al Assad erdhi në pushtet në vitin 2000, pas udhëheqjes nga babai i tij për 29 vite.

Ish-kryetari i Egjiptit, Hosni Mubarak, ndali interntin, duke zvogëluar mundësinë e protestuesve që të jenë të lidhur dhe të organizuar. Kjo nuk ndali kryengritjen, pasi që më 11 shkurt, Mubarak dha dorëheqje./pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>