Lajmet

Në Siri ndërpritet interneti

Dec 1 2012
0 Shpërndarje
Në Siri ndërpritet interneti

Komunikimet në internet dhe mobile ishin ndërprerë të enjten në Sirinë e shkatërruar nga lufta.

Korporata Renesys, një ndërmarrje botërore që bën vëzhgimin e internetit, më herët gjatë ditës së djeshme raportoi një “ndërprerje të madhe” në Siri , të internetit, duke shtuar se ndërprerje ishte bërë brenda shtetit.

Renesys raportoi gjithashtu që Instituti i Telekomunikacionit i Sirisë dhe të gjitha rrjetet e konsumatorëve të tij janë të paarritshme.

“Lidhshmëria ndërkombëtare e internetit në Siri u ndërpre,” tha Renesys në një postim në blog. “Në tabelën e përgjithshme të kursit, të gjitha nga 84 blloqet e IP adresave të Sirisë janë bërë të paarritshme, në mënyrë efikase duke larguar shtetin nga interneti.”

Kjo nënkupton që interneti nuk është në dispozicion në Siri.

Ndërkohë, Raporti për Transparencë i Google tregon që të gjitha shërbimet e veta, duke përfshirë Gmail-in, Google Search-in dhe Google Maps-in, janë të pa arritshme në Siri. Duke përdorur etiketën #SyriaBlacout, Google njoftoi se interneti ishte ndërprerë.

Grupi SecDev, që është një ndërmarrje analitike e internetit, raporton që ndërprerja e internetit në Siri u paraqit dje, por filloi më 22 nëntor. (PC World Albanian)

Tags >

internet
Lajmet e fundit>