Lajmet

Në takimin e parë për 2017, Startup Grind Tirana mirëpret më 19 Janar Ardit Gjebrean

Dec 22 2016
0 Shpërndarje
Në takimin e parë për 2017, Startup Grind Tirana mirëpret më 19 Janar Ardit Gjebrean

15578600_1134945636619853_6456445576882623338_nNë takimin e fundit për 2016-tën në Startup Grind me të ftuar Miranda Ademaj i cili u mbajt më 15 Dhjetor, morën pjesë mëse 50 ndjekës të cilët patën mundësi të mësonin nga eksperienca e saj e sipërmarrjes.

Ky takim i organizuar nga Startup Grind në bashkëpunim Seco Entrepreneurship Program of Swiss Contact i cili gëzoi mbështetjen e ICTSmedia dhe PCWorld.al, u dominua nga këshillat e Mirandës e cila u drejtua të gjithë sipërmarrësve të rinj me fjalët: “Përsa kohë e dashuroni diçka dhe nuk ju mungon dëshira për ta bërë realitet, asnjëherë nuk do të jetë problem kapital për të filluar startupin tuaj. Nëse keni pasion, e dëshironi me të vërtetë, atë mos hezitoni.”

2016-ta shikoi Startup Grind teksa organizonte plot shtatë takime me të ftuar: Gazmend Haxhia, CEO i A.S.G Group, Mërgim Cahani, CEO i Gjirafa.com, Monika Farka themeluese e Dynamics Partners, Julien Coustary partner menaxhues Fil Rouge Capital, Prof. Dan Shechtman nobelist në Kimi, Edi Demaj CEO i Rocket Fiber dhe së fundi Miranda Ademaj.

Tashmë një kapitull i ri fillon për Startup Grind, ai i 2017-tës dhe faqja e parë e tij do të jetë një takim me të vërtetë i veçantë, me artistin, kompozuesin, prezantuesin dhe producentin Ardit Gjebrea.

Karriera e tij filloi më 17 Dhjetor 1991 kur fitoi Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar e këngën “Jon.”

Jon Music, shtëpia botuese e Arditit ka prodhuar disa prej shfaqjeve televizive me me rekorde audience. Përgjatë karriesë së tij, ai ka prezantuar shfaqje si Telebingo, Miss & Mister Albania, Kënga Magjike dhe E Diela Shqiptare.

Që nga 1999, Ardit Gjebrea në bashkëpunim me TV KLAN prodhon Këngën Magjike, një festival mbarëkombëtar i këngës.

Takimi me Arditin do të mbahet në Qendrën e Inovacionit Protik më 19 Janar nga ora 17:30 deri në ora 20:30. Axhenda e takimit do të jetë si mëposhtë:

5:30 pm Networking and Food
6:30 pm Fireside Chat
7:30 pm Networking

Rezervoni pjesëmarrjen tuaj në këtë pakim përmes uebsajtit të Startup Grind Tirana.

Takimi sillet nga Gerti Boshnjaku, CEO dhe themelues i News Media Communication dhe revistës së njohur të biznesit në Shqipëri, Bussines Magazine Albania, Aneida Bajraktari një personazh nga bota e financës dhe drejtësisë me një pasion të hekurt në inovacion dhe zhvillim komunitar dhe Stefan Koritar, Drejtor Rajonal i Startup Grind, Menaxher Produkti pranë Telenav dhe një entuziast i ekosistemit të startupeve.

Startup Grind është një komunitet global startup-esh mbështetur nga Google for Enterprenuers ndërtuar për të edukuar, inspiruar dhe lidhur sipërmarrësit.

Çdo muaj mbahen takime në më shumë se 150 qytete dhe 65 shtete me të ftuar sipërmarrës lokalë, themelues të kompanive dhe investitorë të cilët ndajnë me këtë komunitet historitë dhe mësimet që kanë nxjerrë nga një sipërmarrje. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>