Analiza

Në test: Apple iOS 4

Jun 22 2010
0 Shpërndarje
Në test: Apple iOS 4

PC Mag ka bërë disa testime me këtë sistem operativ në iPhone 3GS dhe iPod Touch (Gjenerata e tretë), dhe ata kanë gjetur rezultate të përziera me iOS4, që ka bërë disa teste të punojnë më shpejtë e disa të tjera më ngadalë.

Sipas tyre kjo është ndoshta për shkak të asaj se dy aplikacionet e përdorura për testim, BenchTest dhe Benchmark ende nuk janë përditësuar për iOS4. Kështu që ato nuk janë duke shfrytëzuar veçoritë më të fundit. Në mesin e këtyre dy aplikacioneve, ata kanë përdorur edhe dy teste tjera për shpejtësinë e shfletimit të uebit dhe kanë kontrolluar edhe kohën e nevojshme për të lansuar një lojë komplekse.

Në përgjithësi, iOS 4 duket të ketë një efekt pozitiv në kohën e lansimit të programeve. “Need for Speed Undercover” është lëshuar dukshëm më shpejtë në pajisjet me iOS4, sesa me iOS3. Por rezultatet e testimeve dhe shfletuesve ishin të pabarabarta.

Ata kanë theksuar se iOS 4 duket se nuk ka të bëjë shumë me shpejtësinë, por më shumë ka të bëjë me veçoritë, e më e dukshmja është multitasking. Pritet që testime tjera të mëtutjeshme të paraqiten me kohë, e deri atëherë ju mund të shihni një listë të plotë të veçorive që përkrahë iOS 4 këtu.

Lajmet e fundit>