Analiza

Në test: HTC Evo 4G

Jun 6 2010
0 Shpërndarje
Në test: HTC Evo 4G

 shumë prej nesh menjëherë padyshim që janë të interesuar të kuptojnë se cilat janë të mirat dhe të këqijat e këtij celulari dhe a ja vlen që ai të blihet. Lexoni për të kuptuar më shumë…

Çka ka të re?

EVO është celulari i parë i cili përkrahë tërësisht WiMax, që është standardi më i shpejtë i gjeneratës së ardhshme (“4G”). Në treg edhe më parë ka pasur celularë që përkrahin WiMax, por ata kanë qenë të hendikepuar nga paaftësia e tyre për të shfrytëzuar 3G kur nuk kishte në ofertë rrjet më të shpejtë të gjeneratës së ardhshme. HTC Evo 4G është pajisja e parë në treg që punon me të dyja, që është lajm më i mirë për ueb shfletuesit e rëndë të internetit të cilët dëshirojnë shtytjen e re nga shpejtësia e 4G, por nuk dëshirojnë të zbrazin baterinë e celularit brenda sekondës. Të themi se veçoria për tu kthyer në 3G është diçka e bukur dhe mund të cilësohet si veçori e re.

Të mirat

Rrjeti 4G i Sprint (operatori mobil për të cilin është paraqitur në treg), është ai që po e bënë Evo-në të shkëlqej, duke lejuar transmetimin e videove të drejtpërdrejta 720p pa pasur asnjë problem. E për sa i përket gjërave tjera HTC ka një ekran të madh 4.3 inç OLED (800 x 480) që është njëri, në fakt ekrani më i mirë që kemi parë deri më tani në ndonjë pajisje, dhe sjellë pamje të shkëlqyera para përdoruesit, gjë që duhet edhe ta bëjë, për shkak se HTC Evo ka edhe një aparat 8 megapikselësh të montuar në pjesën e prapme si dhe një tjetër 1.3 megapikselësh në pjesën e përparme. Incizimi në HD nuk është problem.

E të mos harrojmë se Evo 4G ka edhe një dalje HDMI. Opsion i bukur për të shikuar me lehtësi pamje në ekrane HD.

Të këqijat

Qysh prej se kanë filluar të paraqiten në treg pajisjet e reja me ekrane të teknologjisë më të fundit që sjellin më shumë ngjyra, pronarët kanë filluar të mësohen që të marrin kudo që shkojnë adapterët me vete, pasi që gjithnjë kanë në mendje një gjë se puna e

tyre gjatë ditës me një mbushje të celularit nuk do të mund të kryhet. Për të kursyer baterinë e HTC Evo-së, të cilin e kemi në rastin konkret, ju duhet ta rrëzoni përtokë Android-in, duke ndalur përditësimet automatike në ekranin tuaj, të ndalni widgets-at, sinkronzimin e postës elektronike e kështu me radhë.

Dhe duke konsideruar se sa i rëndë është celulari (170 g), atëherë më së miri do të ishte po që se HTC do të kishte futur një bateri më të madhe, që do të ofronte furnizim më të madh me energji në vend se të ju shkaktojë telashe me adapter të rrymës.

Vendimi përfundimtar

Evo 4G është një celularë gjigant, me të mirat dhe të këqijat e tija. Ekrani i madh e bënë shkrimin në të përmes tastierës virutale shumë më të përshtatshëm sesa me pajisjet më të vogla si Android Nexus One, por vërtetë është një pajisje e rëndë. Për sa i përket dizajnit ne nuk kemi vërejtje e lëre më procesorin 1GHz Snapdragon, i cili sjellë fuqi të jashtëzakonshme në dorën tuaj.

Nga të gjitha mendimet që u dhanë për të në internet del se ky është një celularë i dedikuar për entuziastët e medias, të cilët janë të gatshëm të sakrifikojnë një celularë xhepi për një tullë të madhe e të rëndë nga HTC (dhe natyrisht të mos harrojmë +kabllon e rrymës me vete ngado që të shkoni).

Specifika teknike:

Tipi: CDMA Dual Band
Ekrani: 4.3 inç TFT 480 x 800 piksela (capacitive touchscreen)
Kamera: 8 megapiksel (1.3 megapiksel para), Dual LED, Auto Focus, Digital Zoom
Formatet e përkrahura: MPEG4, H.263, H.264, MP3, AAC, AAC+, WMA, AMR, MIDI
Softueri: Android 2.1
Procesori: Snapdragon, 1 GHz
Memorie: 512 MB RAM/ 1GB memorie të integruar (ROM)
Porte: microUSB, 3.5 mm për kufje, HDMI
GPS: A-GPS

Lajmet e fundit>