Analiza

Në test: Motorola Droid X

Jun 23 2010
0 Shpërndarje
Në test: Motorola Droid X

Duke filluar me elementin e parë karakterizuar, ajo që vërehet më së shumti është dizani i tij i çmendur. Në fund ai është super i hollë, e gradualisht gjërat shkojnë duke u trashur, gjersa kur arritni në kokë ju do të shihni pjesën më të trashë të celularit (diçka shumë e dobishme, sepse kur e fusni në xhep, kjo mundëson që celulari të nxirret me lehtësi).

Ai punon mbi versionin më të ri të ndërfaqes Motoblur, që bazohet në Android 2.1, dhe duket se gjërat tani janë integruar më shumë në këtë sistem operativ sesa me versionin më të vjetër.

Të mirat

Celulari tani përveç ndërfaqes së re ka edhe një tastierë virtuale multitouch shumë më atraktive dhe më kreative, dhe realisht është njëra prej më të mirave për Android. Ajo është e madhe dhe e pastër, e për dallim të asaj të HTC, kjo nuk bënë aq shumë zhurmë.

Ai ka një ekran të rezolucionit të lartë 4.3 inç, i cili ofron pamje të shkëlqyera për të shikuar filmat dhe videot më të fundit përmes Blockbuster On Demand, që ofrohet nga V CAST Video, që është shtojca më e re në kuadër të Verizon Wireless V Cast, e që gjithashtu përfshin spektaklet më të mira televizive.

Droid X ka gjithashtu një kamerë 8 megapikselëshe me blic të dyfisht, dhe që mundëson incizim të videove në format 720p, e gjithashu ka dalje për HDMI dhe përkrahë DLNA.


Të këqijat

Celulari duket se ka një ndërfaqe të re por megjithatë ajo ndërfaqe është paksa konfuze. Kur startoni celularin, shtatë ekrane paraqiten dhe secila ka widgets… Kjo “duket” se do ta bëntë sipas tyre, Androidin “më të mirë”.

Përveç kësaj Droid X nuk ofron përkrahje as për 4G, dhe nuk sjellë një kamerë frontale, gjë që do të thotë se video konferencat nuk do të ofrohen për këtë model.

Diçka negative që duhet theksuar është ofrimi i celularit me Android 2.1, kur ka mundur të jetë në ofertë me 2.2. Android 2.2 pritet të dërgohet si përditësim përmes ajrit tek ky model më vonë gjatë verës.

Vendimi përfundimtar

Disa gjëra të shumta të mira e disa elemente të pakta të këqija, por që nuk largojnë aspak imazhin pozitiv të këtij celulari. Ndoshta duket se më në fund Motorola po përmbush premtimin që u ka bërë konsumatorëve para nëntë muajve për të sjellë një produkt ultimativ tek konsuamtorët e saj. 

Celulari paraqitet me 15 korrik, ndërsa të gjithë ata që dëshirojnë një të tillë duhet të kërkojnë tek www.verizonwireless.com. Çmimi do të jetë 199.99 dollarë pas një zbritjeje 100 dollarëshe me mail-in, dhe me një kontratë dyvjeçare.


Specifika teknike:

Ekrani: 4.3 inç TFT 480 x 854 piksela (capacitive touchscreen)
Kamera:
8 megapiksel – me dy blica dhe autofokus
Softueri: Android 2.1 me UI Motoblur
Procesori:
1GHz TI OMAP (pasardhës i çipit origjinalnë Droid)
Memorie: 8GB memorie të integruar (plus microSD)
Porte: microUSB, HDMI
Të tjera: Tre mikrofona për të reduktuar zhurmën dhe antena të diversiteti të lartë për kualitet më të madh në telefonata. Gjithashtu ka edhe WiFi HotSpot, që do t’ju mundësoj të lidhni deri në pesë celularë tjerë në të.

Lajmet e fundit>