Lajmet

Në tetor përdoruesit e Galaxy S3 dhe S4 mund të përftojnë versionin e ri Android 4.3

Sep 6 2013
0 Shpërndarje
Në tetor përdoruesit e Galaxy S3 dhe S4 mund të përftojnë versionin e ri Android 4.3

Në përfundim të eventit ku u lançuan pajisjet e rëndësishme si Galaxy Note 3, Galaxy Gear dhe versioni i vitit 2014 të Galaxy Note 10.1, Samsung bëri publik shkurtimisht edhe një lajm tjetër të rëndësishëm për përdoruesit.

Shumë shpejt të gjithë ata përdorues që disponojnë smartfonë Galaxy S3 dhe Galaxy S4 do mund të përditësojnë sistemin e tyre duke kaluar kështu në Android 4.3.

Nuk është aspak i çuditshëm fakti që linja më e fundit e smartfonëve Galaxy S4 do të përftojë versionin më të fundit të Android, por ishte i papritur suporti që i është ofruar edhe Galaxy S3.

Versioni i përditësuar pritet të jetë i disponueshëm gjatë muajit tetor, por kompania nuk ka dhënë detaje të tjera.

Sigurisht që Samsung ka interes në këtë ofertë të lançuar për përdoruesit. Kjo do të bëjë që të rritet interesi i përdoruesve për orët Galaxy Gear.

Gear mund të funksionojë vetëm me pajisje që disponojnë Android 4.3 dhe momentalisht këtë version e ka Note 3 dhe 2014 Note 10.1. Duke qenë se Galaxy S3 dhe S4 disponohen nga miliona përdorues kompania do të garantojë rritje të shitjeve të orëve të mençura Gear. (PCWorld Albanian)

galaxy s4

Lajmet e fundit>