Analiza

Në tremujorin e fundit Apple shiti 39.3 milionë iPhone, 12.3 milionë iPad dhe 5.5 milionë iMac

Oct 21 2014
0 Shpërndarje
Në tremujorin e fundit Apple shiti 39.3 milionë iPhone, 12.3 milionë iPad dhe 5.5 milionë iMac

hero_hardwareBilancet e fitimeve të Apple për periudhën e fundit të vitit fiskal 2014 janë publikuar. Gjatë kësaj periudhe janë shitur 39.3 milionë iPhone, 12.3 milionë iPad, 2.6 milion iPod dhe 5.5 milion iMac. Ajo ç’ka të impresionon më shumë është rritja me ritme të shpejta e shitjeve të iPhone-it vit pas viti. iPhone 6 dhe 6 Plus ishin padyshim smartfonët më të suksesshëm të Apple të të gjitha kohërave.

Analistët, duke u bazuar tek viti i kaluar, parashikuan shitje 38 milionë për iPhone-t, 13 milionë iPad dhe 5 milionë iMac. Ndërkohë që vitin që shkoi kompania shiti 33.8 milionë iPhone, 14.08 milion iPad, 4.57 milion iMac dhe 3.5 milion iPod gjatë së njëjtës periudhë.

Rezultatet e këtij tremujori tregojnë fare mirë se biznesi më i madh dhe fitimprurës i Apple mbetet akoma iPhone. Të ardhurat nga shitjet e iPhone-ve u rritën në 23.7 miliardë dollarë nga viti i kaluar që ishin 19.5 miliardë, ndërkohë që të ardhurat nga iPad-ët ranë në 5.4 miliardë nga 6.2 që ishin dhe të ardhurat nga iMac-ët shënuan një rritje prej 1 miliardë dollarë në 6.6. miliard. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>