Lajmet

Në Turqi përdoruesit po përballen me bllokimin e Facebook dhe Twitter

Jun 5 2013
0 Shpërndarje
Në Turqi përdoruesit po përballen me bllokimin e Facebook dhe Twitter

Ditën e shtunë është raportuar se ka qenë e pamundur që të aksesosh në Stamboll dhe në disa zona të tjera të Turqisë dy rrjetet sociale gjigande Facebook dhe Twitter.

Protestat kundër krzeministrit turk Recep Tayyip Erdogan për shkak të kufizimeve ndaj alkolit apo dhe për disa çështje të tjera kanë shkaktuar përleshje me policinë duke rezultuar në shumë të plagosur. Duke qenë se organizatat e raportimit të lajmeve dhe mediat nuk kanë mbuluar totalisht ngjarjet njerëzit janë detyruar që të mbështeten në publikimet e ndryshme nëpër rrjetet sociale për të marrë sa më tepër informacion.

Erdogan ka akuzuar Twitter-in për nxitjen e protestave duke u shprehur: “Ekziston një kërcënim i quajtur Twitter. Shembujt më të mirë të gënjeshtrave mund të gjenden aty. Për mendimin tim mediat sociale përbëjnë kërcënimin më të rrezikshëm për shoqërinë”.

Që prej momentit të këtij deklarimi shumë njerëz në Turqi nuk kanë mundur që të aksesojnë as Facebook-un dhe as Twitter-in. Megjithatë kur bëhet fjalë për teknologjinë gjithmonë gjendet një rrugëzgjidhje dhe këtë herë qytetarët janë detyruar që të përdorin softuere VPN si Hotspot Shield që mundëson hapjen e një tuneli në Internet në mënyrë që lidhja të mos zbulohet.

Fundjavën që sapo kaloi ky softuer është shkarkuar nga më tepër se 120 000 njerëz në Turqi, një shifër e konsiderueshme po të marrësh parasysh se zakonisht numëroheshin çdo ditë vetëm 10 000 përdorues të rinj çdo ditë.

Gjithësesi kjo çështje vazhdon të jetë ende e diskutueshme pasi Renesys, kompania e monitorimit të Internetit nuk ka gjetur asnjë provë që të vërtetojë se aksesi i Internetit në Turqi është bllokuar. Kompania ka shtuar se kjo gjë mund të shkaktohet edhe nga mbingarkesa në trafik. (PCWorld Albanian)

turky

Lajmet e fundit>