Lajmet

Në Twitter tashmë mund të dëgjoni muzikë

Oct 19 2014
0 Shpërndarje
Në Twitter tashmë mund të dëgjoni muzikë

Twitter-Audio-ThumbPërdoruesit e Twitter -it tani mund të dëgjojnë këngë apo përmbajtje të tjera muzikore në këtë aplikacion, ndërkohë që kontrollojnë kryefaqen e tyre. Të enjten rrjeti social, në bashkëpunim me SoundCloud dhe Apple, prezantoi versionin e ri të Audio Cards duke sjellë kështu një eksperiencë të re të atyre që quhen “music tweets”.

Përditësimi për Twitter në iOS dhe Android i jep mundësinë përdoruesve të pasurojnë audio cards me më shumë detaje dhe jo të ndërpresin një audio tweets nëqoftëse duan të hynë në një profil tjetër. Duke qenë se partner është dhe SoundCloud atëherë çdo përmbajtje muzikore e kësaj faqeje mund të luhet në Twitter. Edhe përdoruesit e SoundCloud mund të kenë akses. Apple gjithashtu do të vërë në dispozicion të Twitter-it disa materiale muzikore nga iTunes.

Rrjeti social Twitter ka si qëllim ti sjellë akoma më shumë muzikë përdoruesve të tij. Pasi ata të përditësojnë versionin e ri në telefonët apo tabletët e tyre ata do të kenë mundësi të dëgjojnë muzikë nga disa profile të famshmish apo White House, NASA, NPR, Washington Post etj, numri i të cilëve pritet të rritet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>