Analiza

Në “Universitetin Apple”, studimi i Picassos ndihmon me dizajnin e produkteve

Aug 11 2014
0 Shpërndarje
Në “Universitetin Apple”, studimi i Picassos ndihmon me dizajnin e produkteve

DSCF5431.0_standard_640.0New York Times ka publikuar një vëzhgim të rrallë brenda programit të fshehtë trajnues brenda kompanisë Apple të njohur me emrin “Apple University”. Rekrutët e rinj inkurajohen që të regjistrohen për kurse në program, që ishte konceptuar nga Steve Jobs për t’u siguruar që punonjësit të jenë të futur në historinë dhe kulturën e kompanisë. Joel Podolny, që është zëvendës president i resurseve humane në Apple dhe ish dekan i Shkollës së Menaxhimit në Yale, themeloi programin në vitin 2008.

Gjërat e përfshira në artikull janë:

· Picasso’s Bull, që është një seri e njëmbëdhjetë litografëve, në të cilët artisti e kthen një dem në formën e tij më abstrakte, shfaqet si frymëzim për filozofinë e dizajnit minimalist të Apple. “Ju shkoni përgjatë shumë përsëritjeve derisa arrini ta dërgoni porosinë tuaj në një mënyrë shumë të saktë dhe kjo është e vërtetë për brendin e Apple dhe çdo gjë që ne bëjmë,” tha personi i cili ndoqi ligjëratën “Komunikimi në Apple,” të ligjëruar nga ish nxënësi i Pixar, Randy Nelson.

· Një orë tjetër të cilën e mbajti Nelson u raportua që krahasoi një telekomandë të Google TV me 78 butona me telekomandën e vogël për Apple TV, që përmban vetëm tre të tıllë (përveç kontrolluesve të drejtimit). Nelson thotë që telekomanda e Google TV është rezultat i inxhinierisë së tepërt duke marrë disa disenjatorë në një skuadër, ndërsa Apple vendosi që vetëm tre funksione të ndryshme ishin të nevojshme.

· Vendimi i debatueshëm i Steve Jobs për të sjellë iTunes në Windows, që përfundimisht rriti popullaritetin e dyqaneve muzikore të iPod dhe iTunes, mësohet si një studim rasti.

· Në të mund të jetë një kurs i synuar për punonjësit e rinj që vijnë nga Beats.

· Anëtarët e fakultetit vijnë nga institucione si Harvard, Yale, MIT dhe tjera institucione.

· Edhe letra e tualetit është mjaft e mirë.

Teksa Apple përgatitet të sjell produkte të reja, do të jetë intriguese të shihet se çfarë ndryshime do të bëhen dhe cilat gjëra do të mbesin njësoj. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>