Në versionin e përditësuar të platformës Joomla 3.1 shtohet opsioni i indeksimit “Tags”

Apr 30 2013
0 Shpërndarje
Në versionin e përditësuar të platformës Joomla 3.1 shtohet opsioni i indeksimit “Tags”

Administratorët e platformës Joomla dhe Sistemit të Menaxhimit të Përmbajtjes (CMS) tashmë do të munden të indeksojnë përmbajtjen për ta kaluar atë automatikisht në vendndodhjen e duhur të uebfaqes.

Versioni i ri i softuerit open-source, Joomla 3.1 ka një ndërfaqe të re për përdoruesit të riorganizuar si dhe proçesi i instalimit është më i thjeshtë.

Opsioni i ri i quajtur “Tags” lejon përdoruesit që të indeksojnë artikuj, kontakte, lajmërime apo forma të tjera përmbajtjeje. “Tag” është një fjalë ose një frazë e shkurtër që përmbledh natyrën e përmbajtjes të indeksuar.

Sapo të indeksohet një pjesë e caktuar Joomla mund ta shtojë automatikisht nëpër lista, blogje apo në pjesë të tjera të dizajnuara për të paraqitur përmbajtjen e shenjuar. Kjo mënyrë indeksimi ndihmon shumë motorët e kërkimit duke qenë se shërben për ta si informacion shtesë ose si kontekst i përmbajtjes.

Para se të lançohej ky version i përditësuar i Joomla-s indeksimi ishte i mundur vetëm nëpërmjet funksionaliteteve shtesë, ndërsa platformat e tjera CMS si Drupal apo WordPress e kanë ofruar këtë opsion shumë kohë më parë.

Shtimi i këtij opsioni do të ndikojë në zhvillimin e shumë funksionaliteteve të tjera të cilat mbështeten pikërisht tek indeksimi.

Ndryshimet e tjera të këtij versioni lidhen me përditësimin e mjeteve për kontrollin e aksesit, proçeset e përmirësimit me një klikim të vetëm si dhe një librari për Ndërfaqen e Përdoruesve të Joomla që siguron komponente ndërfaqeje të standartizuar. (PCWorld Albanian)

joomla

Lajmet e fundit>