Ja se si

Në versionin e ri të Skype për desktop shtohen disa opsione të reja

Jul 5 2013
0 Shpërndarje
Në versionin e ri të Skype për desktop shtohen disa opsione të reja

Skype është shërbimi më i rëndësishëm dhe më popullor përsa i përket realizimit të bisedave on line.

Aktualisht versioni i tij për sistemin Android ka arritur në 100 milion instalime. Për të festuar këtë rekord Skype mendoi të lançonte një përditësim të këtij programi në versionin 4.4 i cili përfshinte përmirësime të disa opsioneve, detajet e të cilave i kemi publikuar pak ditë më parë.

Menjëherë pas përditësimit të Skype për Android kompania vendosi të përditësonte edhe aplikacionin për kompjuterët desktop Windows dhe Mac në versionin 6.6. Ky version ofrohet me këto përmirësime:

– Shtimi i një butoni që shërben për aksesimin e video mesazheve.

– Në menunë “share” është shtuar opsioni i dërgimit të video mesazheve që lejon përdoruesit të dërgojnë video mesazhe ndaj kontakteve on line, por edhe atyre off line.

– Skype për Mac ka rikthyer butonin e vjetër të aksesit të shpejtë që lejon përdoruesit të editojnë mesazhet thjesht duke klikuar shigjetën që ndodhet pranë orës së dërgimit të mesazhit.

Përveç shtimit të opsioneve të reja Skype ofron nëpërmjet këtij versioni përmirësime përsa i përket stabilitetit dhe ndreqjes së problemeve. (PCWorld Albanian)

skype 6.6

Tags >

Skype
Lajmet e fundit>