Lajmet

Në Vietnam hyn në fuqi ligji i diskutueshëm për kufizim të internetit

Sep 4 2013
0 Shpërndarje
Në Vietnam hyn në fuqi ligji i diskutueshëm për kufizim të internetit

_69Një muaj më parë u raportua që Vietnami kishte vendosur të paraqiste rregullime që do të bllokimin përdoruesit e internetit nga shpërndarja dhe diskutimi i lajmeve online, të cila kufizime tashmë kanë hyrë në fuqi.

Ligji, i njohur si Dekreti 72, përcakton që blogjet dhe profilet në mediat shoqërore që i përkasin individëve dhe bizneseve duhet të përmbajnë vetëm informacione personale “të poseduara” nga personi dhe nuk mund të bëhet citimi, grumbullimi ose përmbledhja e informacioneve nga organizatat për shtyp ose uebfaqet qeveritare.

Kjo nënkupton që njerëzve nuk iu lejohet që të “transmetojnë” opinionet e tyre për ngjarjet e tanishme në faqet e ngjashme si Facebook ose Twitter.

Rregullat e reja u nënshkruan më 15 korrik nga kryeministri Nguyen Tan Dung dhe janë komunikuar për media më herët muajin e kaluar. (PCWorld Albanian)

Tags >

internet
Lajmet e fundit>