Vëzhgim

Në vitin 2015 të jenë rreth 1 miliard përdorues të smartphone-ëve?

Feb 14 2012
0 Shpërndarje
Në vitin 2015 të jenë rreth 1 miliard përdorues të smartphone-ëve?

Nga këto pajisje të shpërndara në mbarë botën, Apple, Google dhe Microsoft pritet që të kenë diku rreth 90% të tregut me platformat e tyre. Përdoruesit e bizneseve do të jenë të zhytur thellësisht në këta numra, ku pritet që të jenë rreth 350 milionë punëtorë që përdorin smartphone.

Pjesa më e madhe e këtyre nuk do të jenë smartphone të ndërmarrjes, por rreth 200 milionë punëtorë do t’i sjellin smartphone-ët e tyre në punë. Tabletët nuk largohen nga tregu, ku rreth 70% e tyre pritet të përdoren në punë.

Ky trend i celularëve pritet të rezultojë në një treg të celularëve me shpenzime rreth 1.3 trilionë dollarë dhe një treg të aplikacioneve me vlerë prej 55 miliardë dollarëve, thotë grupi.

Për t’i përpiluar këta numra, 61 ndërmarrja e të ndryshme, të mëdha dhe të vogla, duke përfshirë AT&T, Citrix, Microsoft, RIM, Salesforce, Skype, Sugarsync, Dropbox, Apperian dhe të tjera ishin intervistuar./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>